Profi Qaza – njeriu që u mësoi 62 mijë vetave gjuhën angleze!

qaza

Profi Qaza – njeriu që u mësoi 62 mijë vetave gjuhën angleze!

Unë, po e mbaja mend atë burrë të hijshëm gjersa hyri në klasë dhe na tha Good morning. Ishte viti 1976 kur po zinte fill mësimi i gjuhës angleze në shkollat e vendit. Rënia e Aleksandër Rankoviqit dhe Autonomia e Kosovës po reflektonte hapjen e Jugosllavisë së atëhershme më shumë drejt perëndimit dhe gjuha angleze po i zinte vendit mësimit të Gjuhës Ruse dhe asaj Frenge.

38 vjet më vonë Ai, prof Qazim Aliu, po më tregonte se gjatë këtyre viteve mësimin e gjuhës angleze në “duart”, e tij prej pedagogu të e kishin kaluar rreth 62 mijë persona. Te kush më shumë e kush më pak prof Qaza, u kishte hapur dritaret e komunikimit më botën dhe ka shumë letra e falënderime nga katër anët e botës, nga nxënësit e tij që i mbesin përjetë mirënjohës për mësimin e anglishtes.

“Anglishtja është dritare e depërtimit në botë”, thotë prof Qaza, dhe është e njëjta fjali që na kishte thënë edhe në bankat e shkollës. “ Viti 1973 kur nisa punën, ishte fillim me shumë gëzim, kishte tre vjet që po mësonin një gjuhë që mëson bota, ishin filet e një drite që patjetër do të sillte fryte”.

Frytet e mësimit dolën në gjeneratën e parë, mësimi i anglishtes bëri të vërshojë kërkesat për këtë gjuhë, karshi mësimit të gjuhëve të tjera që vazhdonin të kishin një mbështetje më të mëdha nga sistemi.

“Procesi i mësimit të anglishtes në fillim kishte pengesa, kishte urrejtje, njerëzit e pushtetit anonin nga rusishtja por populli nuk e donte”, thotë prof Qaza. Ai kujton, pengesat e njerëzve të sigurimit që kishin përcjellë punën. Në vitin 1974 zyrtarë të sigurimit të shtetit të atëhershëm kërkonin të mos merrja libra të Amerikës, kërkonin të ndalja bashkëpunimin me këshilltarët e ambasadës amerikane.

“Më bënin presion të ndalja bashkëpunimin edhe me profesor John Holmes, një shqiptarofil i madh që ka doktoruar më vonë për gjuhën shqipe në Tiranë.. nuk jemi ndalur, dhe koha dëshmoi se ja ka vlejtur”, tregon me modesti prof Qaza.

Njeriu çelës i anglishtes, që nga vetja e tij bëri emrin e një shkollë, “Te profi Qaza”, nje institucion në vete, me një metodikë e mësimit të anglishtes, ka dalë të jetë shumë origjinale dhe natyrisht dhe shumë e suksesshme.


“Metodat ime e punës është mbështetur në përvojat didaktike të rëndësisë të shtjellimit të foljeve. Foljet janë bazamenti kryesor për të mësuar një gjuhë. Po folje nuk mund të flasim”, thotë prof Qaza, duke i atribuuar mësimit të foljeve çelësin e suksesit të tij për mësimin e gjuhës angleze.

Ai, tregon për përkushtimin e pedagogut që ka pasur për të nxjerrë artin e mësimit të anglishtes. “Që të mësohet një gjuhë duhet ta duash”, thotë prof Qaza, deri sa tregon se lidhja e tij me punën me nxënës të ketë qenë lidhje e thellë emocionale dhe thirrje e brendshme që nuk e ka lënë kurrë rehat.

Për të mbajtur familjen për 18 vite me radhë ai do të punonte punëtor stinor në Zvicër dhe vjeshta gjithnjë do të kthente me zilen e shkollës. “Kisha thirrje edhe në ëndërr që të kthehesha tek nxënësit”, kujton ai duke refuzuar për vite e vite mundësitë për jetuar me familje në SHBA, Zvicër, Angli por kishte mbetur i përkushtuar në vend për të mbjellë farën e anglishtes.

Gati si askujt tjetër liria e vendit dhe ardhja e amerikanëve në vitin 1999 prof Qazës po i shtoheshim vizitat e ushtarakëve amerikan. Ai kujton një mirënjohje të KFOR-it amerikan që kishte vlerësuar lartë mësimin e anglishtes të shkollës “Te profi Qaza”. “Këtu ka lulëzuar mësimi i anglishtes ne nuk kemi nevojë të marrim përkthyes në Nish e Beograd, shumë nga punëtorët tanë kanë treguar ta kenë mësuar anglishte këtu”, tregon prof Qaza të i ketë thënë oficeri amerikan.

Por përkushtimi i pedagogut të anglishtes së prof Qazës nuk ndalet as sot. Në hap me zhvillimet teknologjike, ai ka hapur një faqe interneti të mësimit të anglishtes online të mësimin falas të anglishtes www.teprofiqaza.com .

“Kam punuar shumë që të mund të jem një prind dhe pedagog i mirë, punoni shumë se puna do ju bëjë të lumtur, puna sjellë suksese”, thotë prof Qaza, njeriu që nga emri i tij ka bërë të jetë çelësi i mësimit të gjuhës angleze në këto anë. /xlpress/

You may also like...

  • jjjjjjjjjjj

    hi sherim

Please support the site
By clicking any of these buttons you help our site to get better