Universiteti i Gjilanit thyen rekordin, pranon 400 student nga Lugina

00_12_13771938481676194625

Universiteti i Gjilanit këtë vit do të shtojë numrin e studentëve nga Lugina, në afatin e shtatorit të do të mundë të regjistrohen edhe 400 student. Kjo është arritur nga presioni i vazhdueshëm i pushtetit lokal në Bujanoc e Preshevë ndaj institucioneve arsimore në Kosovë, raporton Titulli.



“Duke u bazuar në konkursin e Qershorit 2013 për pranimin e studentëve të ri në Universitetin e Gjilanit që administrohet nga ana e UP-së, ku kuotat e studentëve te Luginës se Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kane qenë të mangëta dhe duke pasur parasysh takimet që kemi pasur me kryetaret e komunave Preshevë dhe Bujanoc me datën 31.07.2013 në Gjilan ku u diskutua për rrjedhat e arsimit të lartë në Luginë, Këshilli themelues i Universitetit të Gjilanit në mbledhjen e 4 të mbajtur po me 31.07.2013 ka ardhur deri të propozimi për kuotat që duhet të propozohen në Ministri për afatin e Shtatorit 2013(tabela 1)”, kështu thuhet në propozimin e dërguar nga kryetari themelues i U.GJ, Arben Dermaku drejtuar ministrit të Arsimit të Kosovës, Ramë Buja dhe Rektorit Ibrahim Gashi, njofton kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Propozimi i Dermakut vazhdon, ku thuhet se “arsyeshmëria e propozimit do te gjej mirëkuptim në MASHT kur kihet parasysh interesi i edukimit të të rinjve të Luginës (Kosovës Lindore)”. /rajonipress/

p5rn7vb