Bashkësia Islame: Nuk bëjmë dallime – jemi të kujdesshëm

00_12_1375422844944809243

Agim Hyseni nga Bashkësia islame e Gjilanit duke ju përgjigjur shqetësimeve të Kemajl Shahinit kryetar për komunitete në Gjilan se Bashkësia Islame nuk po respekton gjuhët si turqishten dhe gjuhën boshnjake tha se nuk ka vend për ndonjë shqetësim sepse Këshilli i Bashkësisë Islame është jashtëzakonisht i kujdesshëm për shërbimet ndaj qytetarëve pa marr parasysh nacionalitetin e tyre.

Kemajl Shahin në takimin e fundit të komitetit për komunitete ka hedhur një shqetësim që sipas tij Bashkësia Islame në Gjilan nuk po i respekton gjuhët si turqishten dhe gjuhën boshnjake. Shahin tha se në Komunën e Gjilanit jetojnë komuniteti turk, boshnjak dhe goran, e që do të duhej të punohet më shumë në këtë drejtim sepse mbishkrimet e BI në Gjilan duhet të jenë edhe në këto gjuhë

Por këto shqetësime nuk shihen si brengosëse nga ana e Këshilli të Bashkësisë Islame në Gjilan. Agim Hyseni nga ky institucion për rajonipress tha se e ka lexuar reagimin e përfaqësuesit të komunitetit turk që ka të bëjë me publikimin e urimeve të muajit të Ramazanit vetëm në gjuhën shqipe, por ne u bëjmë me dije qytetarëve të komunës së Gjilanit së formati i shkronjave dhe vendosjes së postareve teknikisht nuk ka lejuar të shkruhen në shumë gjuhë, përndryshe viteve të kaluara kanë qenë në të gjitha gjuhët përfshirë edhe gjuhën turke , por me format tjetër të shkronjave.

Agim Hyseni thotë se nuk ka vend për ndonjë shqetësim sepse Këshilli i Bashkësisë Islame është jashtëzakonisht i kujdesshëm për shërbimet ndaj qytetarëve pa marr parasysh nacionalitetin e tyre. /rajonipress/

p5rn7vb